DENDROMETREEDENDROMETREE
Aktivitetet dhe lajmet
Inventarizimi pyjor

Inventarizimi pyjor në terren – Përfundimi me sukses i dy planeve të menaxhimit

DENDROMETREE

Ekipi profesional i DENDROMETREE ka përfunduar me sukses punimet e inventarizimit pyjor në terren, në kuadër të hartimit të dy planeve të menaxhimit të pyjeve, në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 8,500 hektarësh.

8,500 ha
Sipërfaqe e inventarizuar
1,615
Sipërfaqe prove – matje
8,800
Drurë të matur
>20
Lloje drunore

Gjatë punimeve janë realizuar rreth 1,615 sipërfaqe prove (matje), janë matur rreth 8,800 drurë dhe janë evidentuar mbi 20 lloje drunore. Të dhënat janë grumbulluar përmes matjeve në terren dhe përdorimit të pajisjeve bashkëkohore.

Përbërja e llojeve drunore sipas njësive menaxhuese

NJM Vërbesh–Kashtanjevë

Analizat për NJM Vërbesh–Kashtanjevë tregojnë se Ahu (Fagus sylvatica) përbën 75.1% të përbërjes së paraqitur në grafik, i ndjekur nga Hartina (Pinus sylvestris) me 6.9%, Pisha e zezë (Pinus nigra) me 4.6%, Rrobulli (Pinus heldreichii) me 2.6%, Hormoqi (Picea abies) me 1.4% dhe llojet e tjera me 9.4%.

Grafiku i llojeve kryesore drunore në NJM Vërbesh–Kashtanjevë

NJM V. Vrh–Kriva Reka–Kamenicë

Në NJM V. Vrh–Kriva Reka–Kamenicë mbizotërojnë Bungu (Quercus petraea) me 31.5%, Qarri (Quercus cerris) me 28.1%, Ahu (Fagus sylvatica) me 19.1%, Shkoza (Carpinus orientalis) me 9.4% dhe Pisha e zezë (Pinus nigra) me 6.0%. Shpardhi (Quercus frainetto) përbën 1.4%, Hartina (Pinus sylvestris) 1.1% dhe llojet e tjera 3.5%.

Grafiku i llojeve kryesore drunore në NJM V. Vrh–Kriva Reka–Kamenicë
Ekipi profesional i DENDROMETREE gjatë punës së inventarizimit pyjor në terren
Ekipi profesional i DENDROMETREE gjatë punës së inventarizimit pyjor në terren
Matja e diametrit të drurit me instrumente profesionale gjatë inventarizimit pyjor
Matja e diametrit të drurit me instrumente profesionale gjatë inventarizimit pyjor

Të dhëna për menaxhim të qëndrueshëm

Të dhënat nga inventarizimi përbëjnë bazë të rëndësishme për vlerësimin e gjendjes së pyjeve, planifikimin e masave silvikulturore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve pyjore.

DENDROMETREE – Profesionalizëm, saktësi dhe teknologji në shërbim të pyjeve.